Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është ta pushtojmë Gazën, por ta çlirojmë
Duke folur në një konferencë për shtyp, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendon se banorët e Gazës po i “luten” Izraelit t’i çlirojë nga Hamasi. “Qëllimi ynë nuk është të pushtojmë Gazën, qëllimi ynë është të çlirojmë Gazën”, tha Netanyahu. “Lufta mund të përfundojë nesër nëse Hamasi ul armët dhe liron të gjithë pengjet e mbetura”, shtoi ai, shkruanSky News. Sipas tij, Gaza do të çmilitarizohet dhe Izraeli do të mbajë “përgjegjësinë e sigurisë” dhe një “administratë civile jo-izraelite” do të vendoset në Gaza. “Ky është plani ynë për ditën pas”, theksoi kryeministri. Kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar planin e propozuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ushtria “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Kombet e Bashkuara dhe disa shtete e kanë dënuar...