Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr masiv në Cërrik, rrezikohen banesat, bizneset dhe dhjetëra hektarë tokë. Dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr me përmasa të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në periferi të qytetit të Cërrikut duke shkaktuar pasoja të rënda në mjedis dhe duke rrezikuar seriozisht dhjetra hektarë me ullishta , vreshta, masive me shkurre , por edhe jetën e banorëve si edhe bizneset lokale. Vatra e zjarrit është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe që nis pranë zonës së ish-uzinës së rafinerisë së naftës dhe është afruar në mënyrë të rrezikshme drejt zonave të banuara dhe qendrave të aktivitetit ekonomik. Era e fortë dhe mbizotërimi i temperaturave të larta edhe në orët e vona të kësaj të diele kanë ndihmuar në përhapjen agresive të flakëve, duke e bërë situatën të vështirë. Me dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në...