Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Medvedev: ‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i cilëson liderët si ‘euro idiotë’ që po përpiqen të bllokojnë përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. “Ndërsa euro-idiotët po përpiqen të bllokojnë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, regjimi i shqetësuar ukrainas po krijon panik dhe po rekruton në front llumin më të ndyrë të njerëzimit”, shkroi ai në Telegram.