Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Në prag të takimit Trump-Putin, europianët paraqesin propozim për Ukrainën
Trump-Putin BRUKSEL- Në prag të takimit të planifikuar ndërmjet presidentëve të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Ukrainën disa shtete europiane paraqitën një propozim të tyren për bisedimet. "Ne vazhdojmë t'i përmbahemi parimit, që kufijtë ndërkombëtarë nuk lejohet të ndryshohen m e dhunë", thuhet në një deklaratë të përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë së Madhe, Finlandës dhe Komisionit të BE-së. Rrjedha aktuale e frontit duhet të shërbejë si pikënisje për bisedimet. Bisedimet janë të arsyeshme "vetëm në kuadrin e një armëoushimi ose të zbutjes së armiqësive", theksojnë nënshkruesit e deklaratës. Gjithashtu janë të nevojshme garanci të qendrueshme për sigurinë, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë me efikasitet sovranitetin e saj. Deklarime konkrete lidhur me një antarësim të mundshëm të...