Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës, kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve
Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës dhe kërkon ndihmë për gjetjen e autorëve të vrasjes së trefishtë në Gjilan. Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babanë e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”. Policia e Kosovës: “Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë...