Malësorja Aurora Lumaj shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti, Bajram Begaj

Malësorja Aurora Lumaj shpallet “Miss Bjeshka 2025”, kurorëzohet nga Presidenti, Bajram Begaj

Albert Vataj Më 10 Gusht 2025, në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua një nga shpërfaqjet më fantastike dhe më origjinale të etnofolkut, një nga traditat më të shkëlqyera të Malësisë së Mdhe, Mis Bjeshka 2025. Pas një beteje konkurruese me vajzat e tjera malësore, juria ka zgjedhur më të bukurën e vajzave, më të bukurën e dheut të Malësisë, vajzën nga Vukli i Kelmendit, që vjen nga Kanadaja për të marrë pjesë dhe për të fituar në Logun e Bjeshkëve, në triumfin e festës së traditës. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve, Zana e këtyre maleve kreshnike, mbushur me histori e legjenda, u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. “Logun e...