Shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit! Vlora nderon Hirësinë e Tij Episkopin e Apollonisë Kozma Qirio në 25-vjetorin e jetëndërrimit të tij

Shpallet “Qytetar Nderi” i qytetit! Vlora nderon Hirësinë e Tij Episkopin e Apollonisë Kozma Qirio në 25-vjetorin e jetëndërrimit të tij

Me solemnitet dhe emocion të thellë, qyteti i Vlorës dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përkujtuan sot 25-vjetorin e jetëndërrimit të Episkopit të Apollonisë Hirësi Kozma Qirio, figurë e shquar shpirtërore dhe hero i besimit orthodhoks në kohët më të vështira të tij përgjatë periudhës së diktaturës ateiste, lindur në fshatin Bestrovë të Vlorës. Një ditë përkujtimi plot nderim Aktivitetet përkujtimore në nderim të këtij personaliteti të madh nisën me Shërbesat e Mëngjesores, Meshën e Shenjtë dhe shërbesën e Përshpirtjes të drejtuara nga Kryepiskopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Imzot Joani, në bashkëmeshim me Mitropolitin e Fierit Hirësi Nikollën, Mitropolitin e Beratit Hirësi Astin dhe Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin.Kryepiskopi Joan në fjalën e tij përmendi përkushtimin e palëkundur të Hirësisë...