Mjekët ngrenë alarmin: Kanceri i mushkërive po shfaqet edhe te moshat e reja

Mjekët ngrenë alarmin: Kanceri i mushkërive po shfaqet edhe te moshat e reja

Sipas mjekëve të Spitalit “Shefqet Ndroqi”, shqetësuese është fakti që kjo sëmundje po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja. Sëmundjet tumorale po njohin rritje të ndjeshme në Shqipëri ndërsa të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se çdo vit regjistrohen rreth 6700 raste të reja me kancer, ndërsa rreth 800 prej tyre janë raste me kancer të mushkërive. “Dikur kanceri i mushkërive ishte i përqendruar tek moshat mbi 60 vjeç, ndërsa tani po haset edhe tek 30-vjeçarët. Sëmundja kapet zakonisht në stad të avancuar, të tretë apo të katërt,” – deklaron Arben Tanka, pneumolog në Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mjekët theksojnë se duhanpirja mbetet faktori kryesor i kësaj patologjie. “Rreth 85% e rasteve me kancer mushkërie kanë si shkaktar duhanin,” – shton...