Proda i akordon “Certifikatë Karriere” Janaq Zarkës, me 41 vite karrierë në Polici

Proda i akordon “Certifikatë Karriere” Janaq Zarkës, me 41 vite karrierë në Polici

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u zhvillua sot ceremonia e daljes në pension të kryekomisar Janaq Zarkës, një prej figurave më të respektuara dhe me kontribute të çmuara në strukturat e Policisë së Shtetit. Pas 41 viteve shërbim, me një karrierë që ka përfshirë sektorë të rëndësishëm si Policia Shkencore, Hetimi i Krimit dhe për shumë vite në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, kryekomisar Zarka përmbylli me dinjitet një rrugëtim të gjatë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionalizmi, ndershmërie dhe përkushtimi. Për këtë kontribut, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i dorëzoi Certifikatën e Karrierës, si vlerësim simbolik për dekada shërbimi shembullor. Në fjalën e tij, Proda vlerësoi 41 vitet e shërbimit me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm. “Prania...