Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

Zelensky paralajmëron: Çdo përpjekje për ndarjen e Ukrainës, ftesë për një tjetër pushtim rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndarë territorin ukrainas do të çojë në një tjetër valë agresioni nga Rusia. Në një deklaratë të fortë, Zelensky tha se lejimi i Vladimir Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 çoi drejtpërdrejt në pushtimin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas tij, historia po rrezikon të përsëritet. “Tani, Putini kërkon të legalizojë pushtimin e jugut të Ukrainës, në rajonin e Khersonit, Zaporizhzhias, si dhe të gjithë territoret e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Ne nuk do ta lejojmë këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës”, theksoi ai. Presidenti ukrainas paralajmëroi se tolerimi i agresionit rus do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata. “Të njohësh Rusinë, ku ka një të dytë,...