Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kujtesa si rezistencë: Rrëfimi i dëshmitarit për Srebrenicën, Millorad Tomaniq në librin “Kisha Serbe në Luftë”
Ky krim, më i madhi në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, tronditi opinionin publik botëror dhe përfaqësoi një dështim katastrofik të bashkësisë ndërkombëtare dhe të politikës pacifiste të OKB-së. Masakra në këtë qytet të vogël, deri atëherë thuajse e panjohur për shumicën e botës, ndryshoi gjithçka në verën e vitit 1995 “Srebrenica është, biro, të shkosh në Potoçari: të heshtësh, të shikosh bardhësinë e nishaneve dhe ta lësh heshtjen që ta shpjegojë leksionin nga historia, për të cilin të gjithë zhurmshëm po flasin”, shkruan Mevludin Hrnjiq në librin e tij “Dëshmitar i gjenocidt të Srebrenicës – Kronologji e kujtesës”, Prishtinë, Botoi “Dituria islame”, 2025. Ky libër nuk është vetëm një rrëfim i vuajtjes individuale, por një pasqyrë e dhunës sistematike ndaj një populli të...