Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Jepte para me fajde dhe kërcënonte viktimat/ Mefail Shkodra u arrestua vitin e kaluar, policia gjeti miliona euro dhe armë
Mefail Shkodra, që akuzohet për vrasjen e trefishtë në Gjilan, është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të kaluar, ai u vu në pranga bashkë me të birin. “Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qëllim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro“, thuhej në njoftimin e 21 qershorit 2024 të Policisë së Kosovës.