Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Montmartre, një nga lagjet më të bukura dhe magjepsëse të Parisit
Montmartre është një nga lagjet më unike dhe piktoreske të Parisit, ku çdo ditë e më shumë rritet numri i vizitorëve që tërhiqen nga historia, arti dhe atmosfera e tij bohemiane. Kjo lagje historike mban gjurmët e disa prej artistëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, si Pablo Picasso dhe Henri de Toulouse-Lautrec, të cilët e shndërruan Montmartre në një qendër të rëndësishme krijimtarie. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e turizmit po ushtron presion mbi infrastrukturën lokale dhe po ndikon në mënyrën e jetesës së përditshme të banorëve. Sipas tregtarëve lokalë, bizneset gjithnjë e më shumë po orientohet drejt nevojave të turistëve, ndërsa shumë prej shtëpive tradicionale janë kthyer në qira afatshkurtra, duke ndryshuar fytyrën autentike të lagjes. Parisi, kryeqyteti i Francës, është vlerësuar si...