Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Goditja e grupit të Çopjave nga SPAK, ja çfarë vendosi GJKKO për 10 akuzuarit
Foto ilustruese TIRANË- GJKKO ka konfirmuar masat e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK pak ditë më parë, ku u godit organizata kriminale e Çopjave. Bëhet me dije se 7 nga të arrestuarit mbeten në burg, njëri lihet në arrest shtëpiak dhe dy të tjerët në detyrim paraqitje. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani më datë 10 gusht 2025. Arrest në burg: Ervis Çela, Albin Çela alias Defrim Çela, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, Renato Musaku, Gert Çerma, Marenglen Kamami, Elidon Çela Arrest në shtëpi: Riza Çela Detyrim paraqitje: Kujtim Gjyla, Ditjon Pepa Njoftimi i plotë i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 9 gusht 2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe...