Haxhiu:Gjyqtari i Kushtetueses, bashkëpunëtor i BIA-s dhe i lidhur me Radoiçiqin

Haxhiu:Gjyqtari i Kushtetueses, bashkëpunëtor i BIA-s dhe i lidhur me Radoiçiqin

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka hedhur akuza të rënda ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, për të cilin thotë se dyshohet si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës Serbe (BIA) dhe se ka lidhje të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq.Në një konferencë për media, Haxhiu kujtoi se edhe vite më parë kishte kërkuar që Laban të mos emërohej gjyqtar, por ishte akuzuar se po cenonte pavarësinë e gjyqësorit. Ajo theksoi se Serbia, historikisht dhe edhe sot, përdor agjenturën për të shtrirë ndikimin në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë.“Sipas informacioneve që kanë institucionet relevante, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dyshohet se është njëri nga bashkëpunëtorët e BIA-s. Në vitin 2006 ai ishte pjesë e doganave të Serbisë, në njësinë për inteligjencë. Sipas të dhënave...