“Elbasani në 100 vjet”/ Ekspozita pranë kullës së sahatit në qytetin e Elbasanit

“Elbasani në 100 vjet”/ Ekspozita pranë kullës së sahatit në qytetin e Elbasanit

Përgjatë mureve historike të kalasë, pranë kullës së sahatit, Qendra e Artit çeli ekspozitën “Elbasani në 100 vjet”. Një udhëtim vizual që sjell historinë e qytetit gjatë një shekulli, duke u ndalur në momente kyçe, figura të rëndësishme dhe transformimet që Elbasani ka pësuar ndër vite. Të shumtë ishin qytetarët që ndaluan për ta vizituar nga afër. Shumë prej tyre u shprehën me nostalgji për fotot e ekspozuara, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit. Ekspozita ngjalli interes edhe tek turistët e huaj që ndodheshin në shesh. “Vij nga Gjermania. Po shihja këto piktura interesante. I adhuroj fotot dhe dua të shoh ndryshimin e qyteteve. Faleminderit që na jepni mundësinë të mësojmë për kulturën tuaj përmes kësaj ekspozite.”...