100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

Të paktën 100 fëmijë kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja dhe uria, ka thënë të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës regjistruan pesë vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes, përfshirë dy fëmijë, sipas ministrisë. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të palestinezëve që kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja në 217, përfshirë 100 fëmijë. Miratimi i planit për ta ripushtuar tërësisht Gazën të premten nga kabineti i sigurisë i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, ka shtuar shqetësimet për përkeqësim të situatës në enklavë. Ndërkohë, shumë njerëz po vazhdojnë të vdesin atje, gjatë përpjekeve të tyre për të siguruar ushqim, qoftë nga ajri apo nga kamionët e paktë që lejohen të hyjnë në Gazë. Izraeli...