VD- Dalin pamjet nga ngjarja në Gjilan/ Viktimat babë e bir, policia shpall në kërkim autorin

VD- Dalin pamjet nga ngjarja në Gjilan/ Viktimat babë e bir, policia shpall në kërkim autorin

Pamje nga vendi i ngjarjes GJILAN- Gjilani është tronditur sot nga të shtënat me armë zjarri, duke lënë të vdekur 2 persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, në orën 12:32. Nga informacionet paraprake, konflikti dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes. Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë babë e bir, ndërsa i dyshuari është identifikuar si Mefail Shkodra. Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij. Autori i dyshuar i ngjarjes në Gjilan Mediat në Gjilan kanë publikuar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, duken forcat e policisë dhe autoambulancat, si dhe njolla gjaku në rrugë. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...