Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Anila Denaj: Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare
Nisma “Turi i farave autoktone” po sjell në vëmendje thesaret e harruara të bujqësisë shqiptare, duke u kthyer në një urë lidhëse mes traditës dhe të ardhmes. Me synimin për të rigjeneruar varietete vendase dhe për t’i integruar ato në sistemin ushqimor të vendit, kjo iniciativë po bashkon fermerë, kuzhinierë dhe struktura agroturistike nga e gjithë Shqipëria. Falë këtij bashkëpunimi, varietete të rralla autoktone po kultivohen dhe promovohen në një rrjet gjithnjë e më të gjerë strukturash, që i japin përparësi produkteve autentike dhe të qëndrueshme. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj tha sot, në një postim në rrjetet sociale, se në këtë rrugëtim janë përfshirë emra si Bio Farm Gramsh, Guesthouse Sabriu, Kamping Erebara, Bujtina “Oxhaku i Doçit”, Bujtina Goleci, Kulla Hupi,...