Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tronditet Kosova! Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan, autori në arrati
Dy persona janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur me armë zjarri të dielën (10 gusht) në mesditë, në Gjilan. Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, tha se vdekja e dy personave është konstatuar në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ndërsa dy të plagosurve u është ofruar ndihma në qendrën emergjente në Gjilan. “Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova” Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, tha Hashani. I dyshuar i cili për momentin është në arrati,...