Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kryente manovra të rrezikshme në liqenin e Pogradecit, gjobë dhe sekuestrim i mjetit lundrues
Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, bllokuan një mjet lundrues “Jet ski” i cili po kryente manovra të rrezikshme në liqenin e Pogradecit dhe po rrezikonte pushuesit. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar pronarin e mjetit lundrues, shtetasin A. B. (babai i dy të miturve që drejtonin “Jet ski”-në), me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të ligjit “Për mjetet lundruese”, dhe 10 000 lekë, për shkelje të ligjit “Për aktivitetin e turizmit detar”. Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto...