Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy persona të vrarë, autori i dyshuar në arrati

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, dy persona të vrarë, autori i dyshuar në arrati

Foto ilustruese GJILAN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari për rastin është një emër i njohur për policinë, i cili ndodhet në arrati. Ai bën me dije se policia dhe prokurori ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të të përfshirëve në ngjarjen e rëndë.  “Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova “. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave,...