Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 31 janë shuar dhe 7 vijojnë të jenë aktive
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 66 automjete zjarrfikëse dhe 760 forca operacionale, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA. Gjithashtu në operacione nga ajri morën pjesë edhe 2 avionë “Canadair” nga Kroacia dhe Italia. Në qarku Vlorë, aktualisht është aktiv zjarri në bashkinë Finiq, ku forcat kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vijojnë ende, për shkak të situatës. Për të siguruar jetën e banorëve, u evakuuan 15 familje nga fshati Velahova dhe 36 familje nga fshati Livina, pa probleme apo lëndime. Në mbështetje shkuan edhe 3 autoambulanca të Urgjencës Mjekësore. Ditën e sotme situata vazhdon të jetë problematike. Konkretisht, vatra mbi fshatin Hardhasov...