Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tronditet Kosova! Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan
Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Gjilan. Ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një person, i njohur për Policinë e Kosovës, i cili për momentin ndodhet në arrati. “Sot, më 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Gjilan. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor,” tha zëdhënësi i policisë.