Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Situata nga zjarret, alarmante”, drejtori pranë AKMC: Falënderojmë partnerët
Drejtori i bashkëpunimit ndërkombëtar pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Klajdi Nikolla, e ka cilësuar alarmante situatën me zjarret që po përballet vendi ynë në ditët e fundit. Nikolli shpjegoi se aktivizimi i Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile ka bërë të mundur që situate të përballohet më lehtë dhe me efektivitet. “Situata është alarmante. Kemi pasur një mbështetje mbërkombëtare, nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile, duke mbështetur me avionë Canadair. Ekipi kroat po punon gjatë gjithë ditës, po ndërron ekuipazhin çdo katër orë. Kemi pasur dhe mbështetje nga dy fireboss suedezë. Kemi pasur në Mirëditë një ndërhyrje nga një avion italian. Në 5 vite qeveria ka bërë një reformë totale për mbrojtjen civile”, tha Nikolla.