Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vatër masive zjarri pranë fshatit Ballaj, rrezik për banorët dhe ullishtet
Një vatër masive zjarri ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj pranë fshatit Ballaj. Zjarri vijon të mbetet aktiv dhe po përhapet në mënyrë shqetësuese, duke rrezikuar banesat dhe komunitetin përreth. Zjarrfikësit dhe forcat e emergjencës janë vënë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Megjithatë, zjarri është ende pranë zonave të banuara, duke krijuar një rrezik të madh për banorët dhe pronat e tyre. Banorët e zonës janë këshilluar të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës për sigurinë e tyre.