Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

Rikthehet “përplasja”, Luana Vjollca i merr Festivalin e RTSH-së Arbana Osmanit

Kanë nisur përgatitjet për Festivalin e RTSH. Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë. Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes. Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën...