Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani
Deputeti i zgjedhur, Klevis Balliu apelon për aksion radial të demokratëve. Në një intervistë për RTSH-në Balliu u shpreh pro nisjes së protestave të opozitës, të cilat gjykon se nuk duhet të jenë thjesht manifestuese. “Aksioni i opozitës nuk duhet të jetë i përsëritur. Ka një diferencë midis protestave dhe mitingjeve. Ka pasur protesta, herë të suksesshme herë jo, por në shumicë ka pasur mitingje. Nuk ka kriminel dhe nuk ka diktator narkoterrorist që ikën me: të lutem largohu”– shprehet Balliu. Në fushëbetejë përball atij që e cilëson regjim, Balliu fton të jenë edhe qytetarët. Pas tjetërsimit të vullnetit të tyre në zgjedhjet politike të 11 majit, Balliu gjykon se qeveria po merr masa represive ndaj qytetarëve, sikundër janë sipas tij, edhe ndryshimet e propozuara...