Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
2,230 raportime/ 24 orë pas hapjes së portalit, qeveria merr njoftime për zënien e hapësirave publike
Prej më shumë se një muaji në të gjithë territorin e vendin po zhvillohet një betejë me zaptuesit e hapësirave publike iniciuar dhe udhëhequr nga vetë kryeministri Edi Rama. Paçka me se janë me mijëra metra katror rikthyer qytetarëve nga heqja e objekteve bllokuese nëpër trotuare apo brendësi të objekteve të banimit duket se ka ende shumë punë për të bërë. Këtë e tregojnë të dhënat që vinë nga portali qeveritar “Hapësira ime Publike”. Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2230 problematika të raportuara. Kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre ndërsa pjesa tjetër në shqyrtim. Për të patur një efikasitet të plotë në dëgjimin e ankesave të qytetarëve qeveria thotë se “nëse nuk keni marrë përgjigje...