Rama: Shteti ka konfiskuar 8 katet pa leje te Kulla në sheshin “Skënderbej”

Rama: Shteti ka konfiskuar 8 katet pa leje te Kulla në sheshin “Skënderbej”

Kryeministri Rama sot sqaroi edhe hamendjet dhe thashethemet se 8 katet pa leje të kulla në sheshin Skënderbej nuk janë sekuestruar. Rama tha prerë se të 8 katet pa leje i ka marrë shteti dhe do ti përdorë për zyra për administratën e bashkisë apo të institucioneve që varen nga qeveria. Pra sapo të dalë leja e shfrytëzimit të kullës së lartë te 8 katet do të regjistrohen nga Agjensia Shtetrore e Kadastres si pronë e shtetit. Me pas kryeministri theksoi se kushdo ndërton pa leje ose do ti prishet ose do ia marrë shteti.