Shpërthen në flakë rafineria ruse, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Shpërthen në flakë rafineria ruse, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në objektiv ka qenë fusha e naftës në Saratov e cila u godit nga dhjetëra dronë të Ukrainës mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave lokale, në rafineri u regjistrua një shpërthim i fuqishëm që më pas çoi në një zjarr të madh. Ndërkohë, 6 persona, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, u plagosën në një sulm me dron nga forcat ruse në qytetin lindor të Kharkivit në Ukrainë. Sulmi goditi lagjen Kyivsky të qytetit dhe dëmtoi një dyqan, tha Oleg Synegubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kyivsky.