Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Me masë sigurie ‘arrest me burg’ nga SPAK, 32-vjeçari ekstradohet nga Italia
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia në Shqipëri. E. C., alias E. Gj, 32 vjeç, ishte i dënuar me masën “arrest me burg” për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë. Ekstradimi u realizua në kuadër të operacionit “The Uanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Pas mbërritjes në atdhe, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Njoftimi: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me...