Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç. Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj...