Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri
Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një ankand në Nju Jork për 4.3 milionë dollarë (rreth 3.2 milionë paund), por pa dijeninë apo përfitimin e shtetit të Nigerit. As blerësi dhe as shitësi nuk janë bërë publikë. Profesori amerikan Paul Sereno, një paleontolog me lidhje të ngushta me Nigerin, ka reaguar me zemërim: “E pabesueshme! E turpshme!”, ka thënë ai në një intervistë telefonike nga Çikago. Ai beson se ky meteorit duhet të kthehet në Niger. Bëhet fjalë për copën më të madhe të njohur ndonjëherë të një meteoriti nga Marsi që ka rënë në Tokë, me një peshë prej 24.7 kilogramësh. Meteoriti dukej spektakolar në fotot e...