Nga Jeruzalemi në Tel Aviv, shpërthejnë protestat në Izrael: Të ndalohet tani lufta në Gaza!

Nga Jeruzalemi në Tel Aviv, shpërthejnë protestat në Izrael: Të ndalohet tani lufta në Gaza!

Protesta IZRAEL- Protestuesit në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit dhe marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shprehur zemërimin e tyre ndaj planit të qeverisë së tij për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës. Ish-ushtari, Max Kresch, marshoi duke mbajtur një pankartë ku shkruhej "Unë refuzova". "Ne jemi mbi 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe refuzuam të vazhdonim të shërbenim në luftën politike të Netanyahut", i tha ai Emir Nader të BBC-së. Protesta u zhvilluan në të gjithë Izraelin, në qytete të ndryshme, përfshirë Haifën dhe Tel Avivin. Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën e tij në Gaza - një përshkallëzim i madh në konflikt - shkaktoi dënim nga OKB-ja dhe shumë vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë, Turqinë,...