Vengu: Zjarri në Finiq nën kontroll, vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë

Vengu: Zjarri në Finiq nën kontroll, vatra aktive edhe në Bulqizë, Mat, Himarë e Tepelenë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu informoi sot se zjarri në Finiq aktualisht është vënë nën kontroll, ndërkohë që ka vatra aktive në Bulqizë, Mat, Bolenë të Himarës dhe Tepelenë. Në një intervistë televizive, Vengu informoi se për menaxhimin e situatës në Finiq janë angazhuar 120 forca ndërkohë që pritet të ndërhyhet gjithashtu edhe me një avion “Canadair” nga Mekanizmi i Mbrojtjes i BE-së. “Gjatë gjithë këtyre ditëve kemi qenë prezentë në gjithë hapësirën e Finiqit. Patëm një situatë shumë të vështirë në krahun përballë Syrit të Kaltër, bëmë evakuim të përkohshëm në dy fshatra, në Livinë dhe Ardhasovë. Aktualisht banorët janë rikthyer. Ndërkohë kemi përqendruar më shumë se 120 trupa në këtë perimetër të 5 fshatrave”, shtoi Vengu. Aktualisht, sipas tij, situata paraqitet më e...