Albin Kurti pa legjitimitet, perëndimorët e takojnë vetëm jashtë institucioneve

Albin Kurti pa legjitimitet, perëndimorët e takojnë vetëm jashtë institucioneve

Zyrtarët e lartë ndërkombëtarë që po e vizitojnë Kosovën nuk po e takojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në zyrën e tij pasi nuk duan t’i japin përkrahje një qeverie pa legjitimitet të plotë, thonë analistët politikë. Sipas tyre, ky është një mesazh politik i distancës me qeverinë aktuale në detyrë. Kosova nuk ka themeluar institucionet edhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, vendin e ka vizituar përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, dhe së fundmi zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Baker, të cilët kanë zhvilluar takime me Kurtin, por jo në Zyrën e Kryeministrit, mirëpo në darka...