Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zelensky mes presionit ndërkombëtar dhe shpërthimeve nacionaliste: A po afrohet një paqe e rrezikshme për Ukrainën?
Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera “Zelensky nuk është vetëm i shqetësuar nga mundësia e një paqeje të vendosur pas dyerve të mbyllura pa pjesëmarrjen e Ukrainës. Ai është gjithashtu nën presion nga përpjekjet e Rusisë për të shfrytëzuar çështjen e luftës kundër korrupsionit.” Kështu i tha një burim brenda qeverisë ukrainase gazetës Corriere della Sera, në kushte anonimiteti. Shqetësimi kryesor është se Donald Trump mund të synojë një zgjidhje të shpejtë të luftës duke i ofruar Putinit koncesione territoriale, legjitimimin e aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe pushtimit të pjesëve të mëdha të rajoneve Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporizhzhia. Sipas sondazheve të fundit, përqindja e ukrainasve që janë të gatshëm të dorëzojnë territore në këmbim të paqes është rritur në 69% (nga 52%...