Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme. Kjo nismë synon të rifillojë procesin që ishte nisur nga paraardhësi i tij, Joe Biden, por që nuk u përmbyll kurrë. Sipas mediave amerikane, qëndrimi i ri i Trump vjen si rezultat i interesave ekonomike në rritje rreth industrisë së kanabisit, përdorimit të saj në trajtime mjekësore, por mbi të gjitha, nga presioni i fortë i donatorëve të fushatës. Ashtu si ndodhi me sektorin e kriptomonedhave, edhe kompanitë e marijuanës kanë kontribuar me shuma të mëdha në fushatën e tij elektorale, duke kërkuar një qëndrim më të favorshëm. Gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh në klubin e tij të golfit në...