Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
124 vite nga lindja e profesorit dhe veprimtarit shqiptar, Safet Butka
Sot janë bërë 124 vite nga lindja e profesorit, publicistit dhe veprimtarit kombëtar, Safet Butka, shkruan KultPlus. Safet Butka u lind në Butkë, të Kolonjës, më 10 gusht, 1901. Pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes, ai shkoi për studime të mëtejshme në Linz, Austri, ku përfundoi shkollën e mesme. Gjatë qëndrimit të tij në Linz ai mori me vehte kushëririn e tij të, të riun Qemal Butka, një arkitekt i famshëm shqiptar, i cili më vonë do të bëhej kryetari i bashkisë së Tiranës. Pas shkollës së mesme, Safet Butka shkoi për të studiuar në Universitetin e Gracit, ku ai u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928. Në Austri, ai ishte organizatori i shoqatës studentore “Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania” bashkë me Aleks Budën, Eqerem Çabejn, Krist Malokin, Lasgush Poradecin, kushuririn Qemalin, Skënder...