Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shko Dallëndyshe
Poezi nga Filip Shiroka Udha e mbarë, se erdh prendvera,shko dallendyshe tue fluturue,prej Misirit n’dhena tjerafusha e male tue kërkue;n’Shqypni shko, pra, fluturim,shko në Shkodër, n’gjytet tim! Shndet prej mejet të m’i faleshsaj’ shpis’ vjetër ku jam le,me ato vende rreth t’përfaleshku kam shkue kohën e re;atje shko, pra, fluturim,fal me shndet gjytetit tim! Shko n’at shkollën ku jam msueme shokë t’mi, shokt e fmnisë,shko n’at Kishë ku kam uruet’parën Uratë Perendisë,atje shko, pra, fluturim,fal me shndet gjytetit tim! Me ato male, me ato kodra,me ato prronje rreth t’përfalesh;n’ato fusha qi m’ka Shkodra,të lulzueme, aty t’ndalesh,tue këndue me ambëlcim:fal me shndet gjytetit tim! T’mujshe edh’ un me fluturue,dojsh’ edhe un me u nisë me ty,dojshe n’Shkodër me kalue,m’e pa prap at vend me sy!…Por… ti...