Aleatët evropianë: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për paqe

Aleatët evropianë: Ukraina duhet të përfshihet në bisedimet për paqe

Aleatët evropianë kanë dalë sërish në mbështetje të Ukrainës, duke insistuar se çfarëdo diskutimi për paqe me Rusinë, duhet patjetër ta përfshijë Kievin. “Rruga për paqe në Ukrainë, nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian. Deklarata e tyre vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për takim me homologun rus, Vladimir Putin në Alaskë të premten që po vjen, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. I shqetësuar se nuk do të ftohet në takime për paqe në shtetin e tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çfarëdo marrëveshje pa Kievin do të nënkuptonte “vendime të vdekura”.