VIDEO / Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe shteti ka pasur përgjegjësi, kjo është vetëm faza e parë

VIDEO / Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe shteti ka pasur përgjegjësi, kjo është vetëm faza e parë

Kryeministri Edi Rama ka folur në rrjetet sociale edhe njëherë për aksionin e nisur prej javësh tashmë për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Teksa pranon se edhe shteti ka pasur përgjegjësinë e tij për situatën e krijuar, kreu i qeverisë shtoi se kjo është vetëm faza e parë e një programi që do të sjellë hapësira publike cilësore dhe evropiane. “Kthimi në gjendjen e mëparshme po realizohet, pasi pjesa dërrmuese e ndërhyrjes bëhet në objekte të çmontueshme. Aty ku ka llac e tulla e beton do të duhet më shumë punë, por nuk ka aq shumë, kështu që do të ecim me shpejtësi. Kjo është vetëm faza e para e një programi të ri të Rilindjes Urbane. Do të krijojmë cilësi, do...