Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situatë kritike nga zjarret në Finiq, digjen dy banesa! Evakuohen banorët
Situata e zjarrit në territorin e Bashkisë Finiq është përkeqësuar ndjeshëm. Flakët po i afrohen rrezikshëm zonave të banuara. Raportohet se dy banesa në fshatin Velahovë janë djegur plotësisht, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të evakuuar banorët në rrezik. Në orët e para të mëngjesit, u parandalua përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyhet gjithashtu nga ajri. Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve. Top Channel