BBC: Aleatët evropianë të Ukrainës thonë se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë me patjetër edhe Kievin

BBC: Aleatët evropianë të Ukrainës thonë se bisedimet e paqes duhet të përfshijnë me patjetër edhe Kievin

Aleatët evropianë janë rreshtuar sërish në mbështetje të Ukrainës, duke këmbëngulur se çdo bisedim paqeje me Rusinë duhet të përfshijë edhe Kievin. “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian. Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të takohet të premten në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës. I shqetësuar se Ukraina mund të mos ftohet në bisedimet për paqe, presidenti Volodymyr Zelensky tha se çdo marrëveshje pa Kievin do të ishte një “vendim i vdekur”. Vonë të shtunën, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump...