Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kina hap dyqanin e parë në botë ku shiten vetëm … robotë
Kina sapo ka hapur një qendër të re tregtare me katër kate që shet vetëm robotë… në rast se jeni në kërkim të tyre, sipas BBC-së Kjo qendër ka gjithçka që ju duhet me një gamë të gjerë robotësh të disponueshëm. Ka një robot humanoid në madhësi reale që i ngjan fizikantit Albert Einstein, një robot që luan shah, qen robotë shtëpiakë dhe më shumë se 100 robotë të ndryshëm gjithsej. Mbi 40 marka kineze, si “Ubtech”, “Robotics”, “Unitree Robotics”, dhe “Qendra Inovative e Robotëve Humanoidë” të Pekinit, kanë nxjerrë produktet e tyre në shitje në këtë qendër tregtare. Sipërfaqja e prej mbi 43,000 metra katrorë, është vendosur në distriktin E-Town (Yizhuang) të Pekinit. Sipas gazetës “Global Times”, robotët që shiten në këtë qendër mbulojnë...