Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

Një aksident që ka lënë të plagosur një efektiv policie është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se efektivi është përplasur nga një automjet teksa po kalonte vijat e bardha dhe ishte duke shkuar për të nisur punën. “Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, një shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, sqaron policia. Punonjësi i policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.