Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Natë e vështirë në Finiq”, Vengu: U evakuuan dy fshatra, në rrezik HEC i Bistricës
Mbrëmja e kaluar ka qenë një natë e vështirë dhe tepër sfiduese në zonën e Finiqit, ku vatrat e zjarrit të përhapura nga era e fortë kanë rrezikuar seriozisht jetën, pronat dhe infrastrukturën strategjike në jug të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale mëngjesin e 10 gushtit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka deklaruar se zjarrfikësit e bashkive Finiq, Delvinë, Konispol dhe Sarandë, të mbështetur nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe dhjetëra vullnetarë, kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës për të frenuar përhapjen e zjarreve në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Sipas Vengut, situata ishte veçanërisht e rrezikshme në Livinë dhe Ardhasovë, ku u realizuan evakuime të përkohshme të banorëve si masë parandaluese për mbrojtjen e jetës. “U realizuan...