Meksika nuk i bindet Trump-it, i mbyll derën ushtrisë amerikane: Asnjë veprim në emër të luftës kundër karteleve

Meksika nuk i bindet Trump-it, i mbyll derën ushtrisë amerikane: Asnjë veprim në emër të luftës kundër karteleve

Meksika përjashton përdorimin e ushtrisë amerikane kundër karteleve të drogës në territorin e sajPresidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se një pushtim ushtarak nga SHBA-të është “absolutisht i përjashtuar”, pas raportimeve se Donald Trump ka autorizuar fshehurazi veprime ushtarake kundër karteleve të drogës në tokë të huaj. Duke folur gjatë një konference për shtyp, Sheinbaum theksoi se, ndonëse Meksika vazhdon të bashkëpunojë me SHBA-në, “nuk do të ketë pushtim” dhe çdo veprim i tillë nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje mes vendeve. Deklarata e saj vjen pas një raporti të “New York Times”, i cili zbulon se ish-presidenti Trump kishte nënshkruar një direktivë sekrete që i hap rrugë përdorimit të forcës ushtarake kundër karteleve në Amerikën Latine. Sipas raportit, direktiva i jep Pentagonit bazë ligjore...