Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Po shkonte të marrte shërbimin e punës, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër
Një polic është përplasur në Shkodër teksa kalonte vijat e bardha. 60-vjeçari ishte rrugës për në punë, teksa u përplas nga një mjet që humbi kontrollin. ”Rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, shtetasi B. N., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për të shkuar për të marrë shërbimin”, njofton policia. Punonjësi i Policisë ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Top Channel